26.5 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Tentim për kontrabandë në Bërnjak: Kapen insekticide të padeklaruara me origjinë nga Serbia

- Advertisement -

Një përpjekje për të futur mallra të padeklaruara në Kosovë është parandaluar nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, më 27 qershor 2025, në Pikën Kufitare të Bërnjakut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, gjatë hyrjes së një automjeti në territorin e Kosovës. Edhe pse udhëtari kishte deklaruar se nuk kishte mallra për të cilat kërkohet deklarim doganor, automjeti është selektuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara të fshehura në pjesët e ulëseve dhe nën tapetat e automjetit. Bëhet fjalë për insekticide me origjinë nga Serbia:

  • Tonus 2.5gr – 300 copë
  • Alverde 5ml – 200 copë
  • Apioxal Strips – 17 copë

Sipas Doganës, këto produkte i nënshtrohen kontrollit të veçantë dhe lejeve përkatëse për import, dhe mosdeklarimi i tyre përbën shkelje të ligjit.

Autoritetet kanë ndërmarrë masat e nevojshme ligjore ndaj këtij rasti, duke konfiskuar mallrat dhe duke nisur procedurat përkatëse.

Dogana e Kosovës thekson përkushtimin e saj për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe integritetin e tregut, përmes ndalimit të hyrjes së mallrave të paautorizuara në vend.

 

Të ngjashme

Të fundit