Ganimete Musliu, Kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, bëri të ditur se kanë kërkuar takim me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin.
Ky takim ka të bëj me raportimet për tentim-atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.
Takimi me të sipas Musliut pritet të mbahet javën e ardhshme.
“Komision kërkoi takim me drejtorin e AKI-së për sot një javë për të na njoftuar rreth tentim-atentatit ndaj kryeministrit Albin kurtit”, deklaroi Musliu.Ne jemi munduar vazhdimisht kur janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare ta ruajmë informacionin dhe mos ta shfrytëzojmë këtë informacion, për ta ruajtur në maksimum sigurinë e vendit dhe këtë e kërkoj nga çdo deputet, para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.