6.1 C
New York
Monday, November 17, 2025

Buy now

Tensionet në veriun e Mitrovicës, Clark në Hagë flet për dallimet ndërmjet amerikanëve dhe francezëve

- Advertisement -

Ish-komandanti suprem i NATO’s në Evropë, Wesley Clark, po dëshmon në Hagë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Clark përgjatë dëshmisë së tij është pyetur lidhur me një artikull të Irish Times, ku flet për tensione ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në veri të Mitrovicës gjatë kohës së luftës.

Clark u pyet nëse mendon se këto incidente po organizoheshin nga UÇK’ja, i cili mohoi një gjë të tillë. Ai tha se më shumë kanë qenë organizime individuale të shqiptarëve.

Jam në dijeni që kishte një seri përplasjesh gjatë asaj periudhe, nuk kam menduar asnjëherë që ka qenë UÇK-ja. E dija që kishte shumë presion nga të dyja anët që të përpiqeshin të largonin shqiptarët nga pjesa e veriut e lumit IbërNjerëzit përpiqeshin të pohonin dhe të shfaqnin dominimin e tyre. Nuk mendoj se ka qenë e organizuar. Këto janë grupe individuale dhe kanë përfunduar pastaj“, ka deklaruar Clark.

Ish-komandanti Clark ka folur më pas edhe për dallimet ndërmjet amerikanëve dhe francezëve lidhur me situatën në veri. Clark tha se forcat franceze të KFOR-it ishin pozicionuar që t’i mbronin serbët në veri, teksa thoshte se merrte raporte që kishte qëllime që shqiptarët të spastroheshin etnikisht në pjesën veriore.

“Kam shkuar kam takuam ministrin e jashtëm dhe të mbrojtjes francez, kam shkuar te sekretari i përgjithshëm i NATO-s sepse kishte një përpjekje të organizuar të serbëve për të spastruar zonën në veri. Më kanë thënë se kanë dhënë urdhër ushtarëve francez që ti mbrojnë serbët në veri. Kjo është mënyra se si NATO funksionon. Kam çuar përforcime të tjera për të ruajtur shqiptarët që jetonin aty. Mendova dhe kuptova që ishin paraushtarakët serbë dhe forcat serbe që po e bënin këtë gjë. Kjo është mënyra se si Beogradi vepronte”, deklaroi ndër të tjera Clark

Të ngjashme

Të fundit