Situata e krijuar në veri të Republikës së Kosovës ka nxitur edhe reagimin e shtetit zviceran.
Në një reagim zyrtar zviceranët kanë bërë thirrje që palët të përmbahen nga çfarëdo veprimi që do të mund ta eskalonte situatën edhe më tej.
Në reagim tutje thuhet se forcat e KFOR-it dhe të EULEX-it janë thelbësore për ruajtjen e sigurisë për komunitet lokale në veri të Kosovës.
“I bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për komunitetet lokale në veri të Kosovës”, thuhet në reagim.
#Serbie et #Kosovo : Nous appelons une fois de plus toutes les parties concernées à s'abstenir de toute action susceptible d'envenimer davantage la situation. La KFOR et EULEX sont essentielles pour maintenir l'ordre et la sécurité des communautés locales dans le nord du Kosovo.
— EDA – DFAE (@EDA_DFAE) December 27, 2022