Home Ballina Tensionet në veri të Kosovës, Presidenti Begaj telefonatë me komandantin e KFOR-it

Tensionet në veri të Kosovës, Presidenti Begaj telefonatë me komandantin e KFOR-it

0
Tensionet në veri të Kosovës, Presidenti Begaj telefonatë me komandantin e KFOR-it

Komandati i KFOR-it, gjeneralmajori Michele Ristuccia ka biseduar në telefon me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, pas ngjarjeve shqetësuese nv Veriun e Kosovës.  Në një postim në rrjetet sociale nga KFOR, thuhet se Begaj ka shprehur mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it, teksa ndër të tjera shkruhet se Begaj i ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar.

Postimi i plotë:

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”

#KFOR Commander, MG Ristuccia, had a conversation with @BajramBegajAL. The President of the Republic of Albania expressed full support for the KFOR mission and its activities and wished a speedy recovery to the soldiers injured in the demonstrations.

Që nga 26 maji, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur, pas hyrjes në objektet komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Serbët po protestojnë për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë, por edhe për të kërkuar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga Veriu.

Exit mobile version