19.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Tensionet në veri të Kosovës, Basha: Dënoj dhunën ndaj KFOR, Vuçiq i interesuar për destabilizim

- Advertisement -

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.

Basha dënon sulmin ndaj KFOR, ndërsa thotë se është e qartë që Aleksandër Vuçiq është i interesuar për destabilizim.

Ai thekson se dialogu është e vetmja rrugë për paqen mes vendeve.

“Thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënoj me forcë dhunën e paprovokuar ndaj trupave të KFOR, Policisë së Kosovës dhe mediave. Për këdo është e qartë se kush është i interesuar për dhunë dhe destabilizim. Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë maturi në këtë situatë të tensionuar dhe të veprojnë në koordinim të pandarë me aleatët tanë, SHBA, BE dhe NATO. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA me rezultat  njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rruga për paqe dhe stabilitet dhe për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe serbët në Kosovë”, tha Basha.

Të ngjashme

Të fundit