“Është një kohë për të festuar dashurinë dhe angazhimin e tyre dhe për të krijuar një kujtim kuptimplotë së bashku”, tha një burim pranë çiftit për Us Weekly ditën kur u zhvillua ceremonia e rinovimit të betimeve.

Beckham dhe Peltz janë bashkë që nga tetori i vitit 2019. Në korrik të vitit 2020, ata njoftuan fejesën e tyre dhe u martuan në prill të vitit 2022. Në qershor, Brooklyn Beckham postoi një mesazh në “Instagram” me rastin e përvjetorit të propozimit të tyre për martesë:

“Kanë kaluar pesë vjet që kur i kërkova kësaj gruaje të mrekullueshme të martohej me mua. Vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Të dua shumë”.

Rinovimi i zotimeve të martesës vjen në një kohë tensionesh me familjen e Brooklyn – babain e tij David Beckham, nënën e tij Victoria dhe vëllezërit e motrat e tij Romeo, Cruz dhe Harper.

Thashethemet për një përçarje në marrëdhënien e tyre u rigjallëruan kur Brooklyn dhe Nicola mungonin në festën e 50-vjetorit të David Beckham marsin e kaluar.