20.6 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Tensionet Kurti -ShBA, Serwer: Mbështetja amerikane thelbësore, prania e ushtarëve në terren më e rëndësishmja

- Advertisement -

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë kishte njoftuar për pezullimin e dialogut stratregjik – duke u shtruar shumë pyetje në opinion se në çfarë nivel janë raportet Kosovë-SHBA.

Ish partitë opozitare thonë se janë në nivelin më të ulët të mundshëm, ndërksa kryeministri në detyrë Albin Kurti e minimizon nivelin e tensioneve diplomatike.

Për këtë çështje është eklaruar edhe Daniel Serwer, profesosr në Universitetin e Hopkins.

Ai ka thënë se mbështetja amerikane është thelbësore për Kosovën në shumë drejtime.

“Mbështetja e SHBA-së është thelbësore në shumë drejtime, por më e rëndësishmja lidhet me praninë e ushtarëve amerikanë në terren. Kosova do të dëshirojë t’i mbajë ata aty. Dhe, unë mendoj se duhet të mbeten aty”, ka thënë ai për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

SHBA-ja ishte inicatore e ndërhyrjes së NATO’s në 1999, aleati kyç në realizimin e pavarësisë së Kosovës 2008. Por, tashmë po flitet për një krizë raportesh.

Të ngjashme

Të fundit