19.5 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Tensione te Milani, Maldini dhe Massara raportohet se janë shkarkuar

- Advertisement -

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë shkarkuar nga pozitat e tyre te Milani pas një takimi të tensionuar me pronarin Gerry Cardinale.

Takimi kishte për qëllim të përcaktonte strategjinë për sezonin e ardhshëm, por raportime të shumta pohojnë se ky takim shkoi shumë keq, veçanërisht midis Maldinit dhe shefit të “RedBird”, Cardinale.

“Calciomercato” ka raportuar se Maldini dhe krahu i tij i djathtë Massara janë shkarkuar nga Cardinale. Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga “kuqezinjtë”.

Kjo do të thotë një transformim total i strukturës në krye të klubit. Maldini dhe Massara kishin qenë në krye të transferimeve dhe negocimit të kontratave.

Do të ishte një largim i dhimbshëm për tifozët e Milanit, pasi Maldini ka qenë në klub gjatë gjithë karrierës së tij, fillimisht si lojtar dhe më pas si drejtor nga viti 2018.

 

Të ngjashme

Të fundit