Opinionisti Avni Arifi në “Rubikon” në Klan Kosova ka rrëfyer prapaskenat e takimeve për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Ai rrëfeu se sa në tension kishte qenë në atë kohë Haradinaj kur po zhvilloheshin bisedimet në Uashington.
“Ne këtu shkuam, ishte Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, një ditë më parë patëm takim shumë të rëndë në Departament të Shtetit që kërkonin nga zoti Haradinaj që të hiqej taksa, dhe Ramushi kërkonte garancinë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh dhe se nuk do të ketë “Republika Sërpska”.
“Të nesërmen kur kemi shku këtu, muj me thanë që Ramushi ka qenë shumë i tensionuar. Unë mora një telefonatë që këtë planin e veprimit të transformimit 10 vjeçar të FSK-së në ushtri dhe një letër që ia kishte dërguar Ahmet Ajeti, atasheu i jonë në Bruksel më tha se vendet e NATO-s në Bruskel nuk e kanë pritur bash mirë”.
“Janë disa vende anëtare të NATO-s, Ramushi të paktën adresë të Kosovës e kishte Uashingtonin. Këtë takim nuk kam me harru kurrë. Janë fjalët më të mira që i kam dëgjuar ndonjëherë. Si jemi ulur sekretari i mbrojtjes ka thënë “faleminderit për letrën që ma ke dërgu dhe planin e veprimit për transformimin në ushtri të FSK-së, premtoj që do të jem me ju në të gjitha fazat e implementimit”, ka qenë një moment shumë i bukur”, përfundoi Arifi.
Arifi shtoi se takimi ka qenë i planifikuar 30 minutësh, por kishte zgjatur 1 orë.






