Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se mbledhje të Kryesisë nuk do të ketë, pasi sipas tij shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka kërcënuar stafin e tij.
Këtë deklaratë Konjufca e bëri në një konferencë për media.
“Mbledhja e sotme nuk do të mbahet për shkak të kërcënimeve të shefit të LDK-së, Arben Gashit drejtuar stafit tim. Kjo gjuhë është e papranueshme. Shprehjet që i përdor janë të papranueshme. Këto sjellje nuk duhet t’i pranojmë. Ishte skandaloze gjuha e tillë sepse është shumë ofenduese me sharje familjare. Ka pasur debat lidhur me shpenzimet e deputetëve”, tha Konjufca.
Përplasja ishte mes Arben Gashit dhe Ilir Kërçelit, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.