Deklaratat e fundit të Cristiano Ronaldos nuk janë pritur aspak mirë në shtëpinë e Manchester Unitedit.
Kjo ka bërë që edhe lojtarët të mllefosen me yllin portugez.
E njëri prej tyre, të cilit i ka mbetur hatri duket se është edhe shoku i tij i Kombëtares, Bruno Fernandez.
Në fakt, një video e re e publikuar nga CNN e shfaq mesfushorin kreativ duke u futur në dhomat e zhveshjes dhe mezi i flet Ronaldos, duke ia zgjatur dorën pas insistimit të “CR7” dhe përshëndetja e tyre ishte shumë e ftohtë.
Ronaldo madje habitet me sjelljen e Fernandesit dhe me qasjen e tij.
Ata u takuan në përgatitjet për Kupën e Botës, pak para deklaratave bombastike të pesë herë fituesit të Topit të Artë, i cili në intervistën për Piers Morgan theksoi se ndihet i tradhtuar nga Manchester United dhe se nuk e respekton trajnerin Erik ten Hag.
Portugalia do të përballet me Ganën më 24 nëntor në kuadër të Grupit H.