Tensione mes drejtuesve të Ballkanit dhe futbollistëvë në ndeshjen Ballkani – Dukagjini

- Advertisement -

Humbja e Ballkanit ndaj Dukagjinit ka nxitur një debat të madh në taborin e skuadrës nga Suhareka.

Kanal10 mëson ekskluzivisht se në pushimin mes pjesëve drejtuesit e klubit të Ballkanit kanë hyrë në zhveshtore të nervozuar dhe kishin pasur një debat të madh me disa nga futbollistët.

Nga nervoza e madhe dhe duke u ndjer i fyer, futbollisti Marsel Ismajlgeci vendosi që të largohet nga zhveshtorja duke mos pranuar të paraqitej në pjesën e dytë të takimit.

Madje sipas asaj që mëson Kanal10 futbollistët që ishin present në zhveshtore kishin ndalur një konfrontim fizik mes palëve në zhveshtoren e Ballkanit.

Ballkani u mposht 0:3 në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Dukagjinit, ndeshja e kthimit zhvillohet në Klinë më 22 prill.

Të ngjashme

Të fundit