15.6 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Tension në Majami, një burrë i afrohet vajzës së Trump dhe burrit të saj – agjenti i shërbimit sekret përdor forcën (Video)

- Advertisement -

Ivanka Trump, 43-vjeçarja, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, u pa duke dalë nga klubi i natës Carbone Beach në Miami, ndërsa ecte dorë për dore me bashkëshortin e saj, Jared Kushner. Çifti shoqërohej nga agjentë të Shërbimit Sekret në rroba civile, teksa po shkonin drejt makinës së tyre.

Një turmë e vogël ishte mbledhur rreth çiftit dhe disa persona ecnin përkrah tyre drejt automjetit.

Kur një agjent i Shërbimit Sekret vendosi dorën mbi një kalimtar mashkull që po ecte shumë afër çiftit, drejt SUV-it të tyre, ky i fundit ktheu dorën prapa dhe preku mbi shpatullën e agjentit.

Agjenti u kthye menjëherë dhe e shtyu fuqishëm burrin pas, duke shkaktuar reagime dhe habi nga të pranishmit.

Ky incident bëri që Ivanka dhe Kushner të kthenin kokën për një moment para se të hynin në makinë.

Shërbimi Sekret e komentoi incidentin në një deklaratë për revistën PEOPLE, ku thuhej:

“Gjatë një lëvizjeje mbrojtëse të shtunën, më 3 maj 2025, një person i rritur u afrua shumë pranë stafit të Shërbimit Sekret. Një agjent special ndërhyri menjëherë dhe e largoi fizikisht individin për të rivendosur një perimetër të sigurt.”

Agjencia, e cila ka për detyrë mbrojtjen e presidentit dhe familjes së tij, theksoi se publiku duhet të mbajë një “distancë të sigurt nga forcat e rendit dhe personeli mbrojtës”, duke e quajtur këtë “thelbësore” për të ndihmuar në garantimin e sigurisë për të gjithë të pranishmit.

Të ngjashme

Të fundit