11.4 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Tension mes vëzhguesve të LDK-së dhe VV-së, ‘kapen’ për një fletëvotim

- Advertisement -

Raportohet se sot ka pasur tensione për një fletëvotim mes vëzhguesve të LDK-së dhe VV-së në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë.

Vota ishte vendosur për VV-në por kishte mbishkrim te subjekti Fjala.

Këtë, vëzhguesit e LDK-së e kanë konsideruar si të pavlefshme duke u kundërshtuar kështu nga ata të VV-së.

Vlefshmëria e votës, raportohet se po shqyrtohet nga komisioni.

Theksojmë se sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në këto zgjedhje duke marrë 40.84 për qind apo 341 mijë e 672 vota.

PDK ka dalë e dyta me 22.05 për qind, apo 184 mijë e 499 vota dhe LDK e treta me 17.67 për qind ose 147 mijë e 827 vota.

Në vendin e katër, është renditur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.45 për qind apo 62 mijë e 309 vota.

 

Të ngjashme

Të fundit