Pas rastit “Negreira”, tensionet mbeten mes Barcelonës dhe Real Madridit, gati për t’u sfiduar në El Clasico, në program për të shtunën më 28 tetor në orën 16:15. Siç raporton “El Chiringuito” në Spanjë, Florentino Perez nuk do të paraqitet në ndeshjen e shumëpritur në La Liga.
Arsyeja? Fyerjet nga Miquel Camps (zëdhënës i bordit të Barçës) ndaj Vinicius Jr. “Ai është një kloun, meriton një shuplakë”, shkroi Camps në Twitter, përpara se të fshinte komentin.
Sipas “El Chiringuito”, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk do të marrë pjesë në El Clasicon kundër Barcelonës, të planifikuar për më 28 tetor.
Vendim ky i marrë për shkak të komentit të Miquel Camps kundër Vinicius Jr, i cili ishte gjithashtu viktimë e fyerjeve raciste në Sevilje.
Në fakt, ditët e fundit Camps shkroi (më pas e hoqi postimin): “Vinicius? Nuk është racizëm, ai meriton një shuplakë sepse është kloun. Për çfarë janë ato finte të kota në mes të fushës?”.
E gjithë kjo, së bashku me mungesën e reagimit nga Barcelona, do të çojë në mungesën e Florentino Perezit në ndeshjen mes katalanasve dhe madrilenëve.