Jerusalemi dhe pjesa më e madhe e Izraelit janë përfshirë nga paniku pas një alarmi të fortë që shpërtheu rreth orës 03:00 të mëngjesit, duke paralajmëruar një “kërcënim të menjëhershëm”.
Qytetarët janë udhëzuar të qëndrojnë afër strehëve, ndërsa supermarketeve po u shterohen raftet nga grumbullimi masiv i ushqimeve dhe ujit.
Sipas BBC, qytetarët kanë vërshuar dyqanet në përpjekje për t’u përgatitur për çdo eventualitet, teksa pasiguria mbizotëron në rrugë.
Ndërkohë, shërbimet e emergjencës izraelite kanë nisur mobilizimin e gjakut në të gjithë vendin, ndërsa disa spitale kanë filluar të lirojnë pacientët që janë në gjendje të mirë shëndetësore për të liruar hapësira për pranimet e mundshme emergjente.
Në Bregun Perëndimor, autoritetet izraelite kanë vendosur bllokada totale në të gjitha qytetet palestineze, duke rritur më tej tensionet në rajon.
Këto masa vijnë si përgjigje ndaj kërcënimit të paralajmëruar nga ushtria izraelite, se rreth 100 dronë iranianë janë në fluturim drejt Izraelit, në atë që konsiderohet si një hakmarrje për sulmet e fundit ajrore në territorin iranian