19.5 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Tenistja bjelloruse e lë meçin në gjysmë dhe largohet nga fusha befasisht

- Advertisement -

Një skenë e rrallë ka ndodhur mbrëmë në turneun Miami Open, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fakt, ish-tenistja më e mirë në botë, Victoria Azarenka i ka befasuar të gjithë duke e lënë meçin me Linda Fruhvirtovan në gjysmë, shkruan “Gazeta Express”.

Tenistja bjelloruse e humbi setin e parë 2-6 dhe në atë të tretë po humbiste 0-3, por ajo e përshëndeti gjyqtaren dhe kundërshtaren, i mori pajisjet dhe u largua në drejtim të dhomës së zhvedhjes.

Wow…. pic.twitter.com/SuVWW7cQZ1— Marty (@Svitoflopina) March 27, 2022

Të gjithë mbetën gojëhapur me vendimin e Azarenkas, po ashtu edhe kundërshtarja e saj 16 vjeçare nga Republika Çeke.

Kjo e fundit u mundua ta bindte kundërshtaren që ta vazhdojë meçin, por ishte e kotë.

Në ato momente nuk dihej arsyeja e saktë e largimit të tenistes bjelloruse, por një gjë ishte e qartë se ajo nuk ishte me mendje tek meçi.

Madje, në një rast e pati një zënkë edhe me trajnerin e saj, të cilin e replikoi me fjalët: “Për çka jam këtu?”, shkruan “Gazeta Express”.

32 vjeçarja po shkon drejt pensionimit, por ky veprim i saj është kritikuar nga të gjithë dhe është konsideruar si i turpshëm dhe mosrespektues.

Ndaj saj pritet të ndërmerren masa nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit.

Në orët e fundit ajo ka kërkuar falje për veprimin, duke thënë se nuk ishte në gjendje ta vazhdonte meçin, ndërkohë që shpreson të luajë ende tenis.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit