Me qindra dokumente që do duhej të dorëzoheshin në duart e mërgimtarëve nuk dihet çka ndodhi, ndaj për këtë proces opozita ngritë dyshime për Ministrinë ë Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Për këtë e një tjetër parregullsi të dikasterit që drejton Donika Gërvalla, po kërkohet intervenimi i organeve të drejtësisë, raporton Klan Kosova.
Përgjegjësi për rastin e dokumenteve kërkuan PDK dhe LDK.
Por Gërvalla më një reagim hoqi përgjegjësinë nga vetja, e madje e mohoi edhe zhdukjen e dokumenteve.
Lidhur me këtë, nga opozita u ngrit shqetësimi edhe i rrezikut të keqpërdorimit të të dhënave personale të mërgimtarëve që janë në pritje të atyre dokumenteve.