-3.9 C
New York
Thursday, January 1, 2026

Buy now

Tenderët e shtetit nuk njohin pushime: Telekomi i Kosovës “feston” 1 Janarin me kontratë të negocuar 1.4 milionë euro

- Advertisement -

Teksa pothuajse e gjithë bota e ka nisur Vitin e Ri me pushim, urime dhe kafe të zgjatura, në shtetin e e-Prokurimit të Kosovës nuk ka pasur as pauzë, as fishekzjarre. Aty, 1 Janari ka gjetur sistemin aktiv dhe një kontratë gati për publikim, shkruan Demokracia.com.

Në ditën kur institucionet zakonisht janë të mbyllura dhe administrata pushon, Telekomi i Kosovës ka publikuar në platformën elektronike njoftimin për dhënie dhe nënshkrim të kontratës, me vlerë 1.4 milionë euro, përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Njoftimi mban datën e përgatitjes 31 dhjetor 2025, ndërsa publikimi ka ndodhur më 1 janar, çka lë të kuptohet se formulari është futur në sistem një ditë më herët dhe është publikuar automatikisht në ditën e parë të vitit – një “dhuratë” e vogël institucionale për Vitin e Ri.

Kontrata ka të bëjë me implementimin e Voice over LTE – VoLTE, një projekt që lidhet me vazhdimin e modernizimit të rrjetit mobil të Telekomit, pas fazave të mëhershme të realizuara gjatë viteve 2022-2024. Arsyeja zyrtare: nevoja për shërbime më kualitative për konsumatorët.

Procedura e zgjedhur nuk ka qenë e hapur, as e kufizuar, por e negociuar pa publikim, ndërsa në tender është pranuar vetëm një ofertë. Fitues i kontratës është kompania Ericsson Nikola Tesla d.d. nga Kroacia, me të cilën Telekomi tashmë ka pasur kontrata të mëhershme për modernizimin e rrjetit.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 1.4 milionë euro, por vlera përfundimtare e nënshkruar arrin në 1,449,513.86 euro, me kohëzgjatje 12 muaj.

Të ngjashme

Të fundit