9.4 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

Tender 60 mijë euro| Në kohë fushate, Kurti merr vetura me qira te biznesi që vizitoi muaj më parë

- Advertisement -

Qeveria në detyrë e Albin Kurtit po vazhdon bashkëpunimin me kompaninë “Mercom Auto”, e cila rezulton të jetë një ndër përfitueset më të mëdha të tenderëve shtetërorë gjatë këtij mandati, madje edhe në kohë fushate zgjedhore. Zyra e Kurtit ka lidhur kontratë me këtë kompani për marrjen me qira të 10 veturave, në vlerë prej 60 mijë eurosh.

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga vartësja e tij, Rozeta Hajdari, muaj më parë kishin vizituar kompaninë “Mercom”, e cila është distributor i autorizuar i markës franceze të veturave “Peugeot”, me ç’rast kishin njoftuar se biznesin që po e vizitojnë është përfitues i granteve nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Por, ky biznes po del që nuk ka fituar vetëm grande. “Mercom” po vazhdon të merr tender nga Qeveria në detyrë, madje edhe në kohë fushate, shkruan Demokracia.com.

Gjatë ditës së djeshme ky biznes ka marrë tender nga zyra e Kurtit në vlerë të 60 mijë eurove.

Tenderi ka të bëjë me marrjen e veturave me qira. Madje edhe në garë për këtë tender, kjo kompani ishte e vetme.

“Marrja e veturave me qira për nevojat e ZKM-së.  Data e dhënies së kontratës 12.12.2025. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 19.12.2025. Numri i tenderëve të pranuar: 1 Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata : Mercom Auto SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 58,800.00 euro”.

Në dosjen e tenderit është treguar se çfarë vetura do të merren me qera nga zyra e Kurtit.

“Vitit i prodhimit : Duke filluar nga 01.01.2018 mund të jetë e përdorur. Automjete Limuzinë Numri i ulëseve : Minimum pesë  ( 5 ) Numri dyerve  : 4 Kapaciteti i motorit – Min. 1940 ccm3  deri 3000 ccm3 Fuqia e motorit KË: Minimum 100 KË. Ndërruesi i shpejtësive : Automatik ( minimum pesë (5) shpejtësi + R). Karburanti : Benzinë/Dizell/hybrid. Automjeti duhet të jetë me standarde të BE-së. Hapja dhe mbyllja e xhamave  në mënyrë elektronike”.

 

Tutje tregohet se kompania fituese duhet të jetë e gasthme në cdo raste të ofroj shërbime.

“Gjatë kohëzgjatjes së kontratës kontraktuesi do të ofrojë automjetet në shfrytëzim pa asnjë kufizim për kilometra të kaluara gjatë tërë periudhës së përmendur, pra kilometra te pa kufizuara gjatë periudhës se qiramarrjes. Të gjitha automjetet (10 copë)  duhet të jenë të njëjtit lloj dhe me ngjyrë të njëjtë”.

Por, ky tender nuk është i tëri që kjo kompania ka marr nga Qeveria Kurti. Muaj më parë “Mercom”  më 4 shkurt 2025 kishte lidhur kontratë me shtetin e Kosovës, përkatësisht Autoritetin Qendror të Prokurimit Publik për shfrytëzimin me qira të 80 veturave të markës “Peugeot” në vlerë prej rreth 2 milionë  euro, përderisa kontrata ka afat vlefshmërie 5-vjeçare.

Të ngjashme

Të fundit