Pushtetarët në njërën anë dhe Blerim Isufaj, i vetëm, në anën tjetër janë duke e vazhduar edhe më teje “luftën” mes tyre. Ditëve të fundit Isufaj ka shkëmbyer deklarata thumbuese me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësis, Albulena Haxhiu.
Sot, Isufaj ka deklaruar se nuk merrët më këto deklarata, derisa i kujton Kurtit se janë institucion i pavarur.
Ai për Gazetën Express, ka folur edhe për sulmin e 24 shtatorit, ku tha se rasti po trajtohet me seriozitetin e duhur.
I pari i Prokurorisë Speciale deklaron se po presin përfundimin e hetimeve për të vendosur lidhur me ecurinë e rastit. Informacione tjera thotë se s’mund të ndahen, meqë rasti është nën hetime.
“Prokuroria Speciale si institucion i pavarur për hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve dhe veprave penale të parapara me Kodin Penal dhe Ligjin për Prokurorinë Speciale, ushtron funksionin prokurorial në mënyrë të pavarur dhe konform dispozitave ligjore në fuqi. Lidhur me pyetjet tuaja rreth rastit lidhur me sulmin terrorist të 24 Shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, ju njoftoj se është duke u trajtuar me seriozitetin e duhur dhe në momentin kur përfundojnë hetimet, vendosim për ecurinë e mëtejmë të rastit, sepse në këtë fazë të hetimeve, nuk mund të ndajë me publikun asnjë informacion rreth rastit, përfshirë këtu përgjigjet e pyetjeve të parashtruara.” – ka deklaruar ai.
Isufaj në intervitë për Express, ka komentuar edhe deklaratën e të parës së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i ka cilësuar si tendencë për të ndërhyrë në punën e sistemit prokurorial.
“Lidhur me pyetjen tuaj rreth deklaratave të cituara të udhëheqësve shtetërorë, deklaroj se ne si institucion nuk komentojmë deklarata e askujt, i respektoj dhe bindem vetëm vendimeve të Këshillit Prokuroria të Kosovës. Shtoj vetëm se më vije keq që deklarata të tilla vijnë nga një Ministre e Drejtësisë së Kosovës, madje deklaratat e tilla i vlerësoj si tendencë për të ndërhyrë në punë e Sistemit Prokurorial të Kosovës.” – ka deklaruar Isufaj.
I menjëhershëm ishte reagimi i ministres Haxhiu, ku ka thënë se Isufaj duhet të përgjigjet vetëm në një pyetje: “Pse u tërhoq urdhërarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021?”
“Vend të reagimeve kundrejt deklarimeve tona, Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej fletarresti me 2021 ndoshta nuk do të kishte Bajnskë 2023. Mos të tentojë të ikë nga thelbi i çështjes!” – ka shkruar Haxhiu.
Reagim ndaj deklaratave të Isufajt bëri edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza.
Fejza ka reaguar ndaj deklartës së Iufajt për Kurti në lidhje me ngritjen e aktakuzës ndaj Radojiçiqit dhe në lidhje me heqjen e urdhërarrestit për Radojiçiqin.
Në fund Fejza e ka pyetur Isufaj: “Më fal, e çfarë pune ke ti?”
“Kryeprokurori Blerim Isufaj dje i tha kryeministrit se nuk është puna e juaj a ngritet apo jo aktakuza ndaj Radoiçiqit, edhepse ky publikisht e ka pranuar përfshirjen në sulmin e 24 shtatorit. Pastaj publikut i tha nuk është punë për juve se pse ia kam heq urdhërarrestin Radoiçiqit në 2021. Më fal, e çfarë pune ke ti Blerim Isufaj?” – ka shkruar deputetja e VV-së.