Trajneri i Mancehster United, Erik ten Hag ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të luajë në miqësoren e së dielës.
Gjatë ditës së sotme Ronaldo e konfirmoi se është rikthyer në stërvitje me ekipin e United.
Dje ai gjithashtu njoftoi se do të luajë në miqësoren e së dielës ndaj Rayo Vallecanos.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Ten Hag.
“Ronaldo do të luajë ndaj Rayo Vallecanos. Ai do të jetë me ekipin nesër, por nuk e di se sa do të luajë”, tha trajneri.
Kujtojmë se Ronaldo nuk mori pjesë me ekipin në fazën përgatitore që e kanë zhvilluar.