0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Ten Hag përçanë lojtarët e Man United – disa e duan, disa jo

- Advertisement -

Erik ten Hag tash e sa kohë ka qenë emri kryesor i lakuar në spekulimet për trajnerin e ardhshëm të Manchester United.

Trajneri holandez është i hapur të largohet nga Ajax Amsterdam për të nisur një aventurë të re, me Premier League si destinacionin më të mundshëm.

Ten Hag u intervistua te Manchester United por akoma nuk ka marrë një propozim nga ‘Djajtë e Kuq’.

Sipas raportimeve të ‘Manchester Evening’, ka një përçarje në dhomën e zhveshjes së Man United

Disa lojtarë janë të lumtur për zërat që afrojnë holandezin në ‘Teatrin e Ëndrrave’, disa të tjerë nuk e duan atë si trajner.

Thuhet se tabori që po e kundërshton emërimin e Ten Hag në krye të stolit preferojnë argjentinasin Mauricio Pochettino.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit