Me të përfunduar sezoni Ten Hag do të marr drejtimin e Manchester United.
Tash e sa kohë holandezi është duke shqyrtuar se cilët lojtarë duhet të transferohen drejt ‘Old Trafford’.
Siç njofton ‘Mirror’ së fundmi është Kante dëshira e parë e Ten Hag.
Francezi ka kontratë me Chelsea deri në vitin e ardhshëm, ndërsa rinovimi ende nuk është arritur, andaj ai mund të largohet nga ‘Stamford Bridge’.
Mbetet të shihet nëse do të ndodhë transferimi i mesfushorit drejt United.