Manchester United ka intervistuar trajnerin e Ajax Amsterdam, Erik ten Hag.
Ten Hag ka qenë në listën e ngushtë të dëshirave të Manchester United për pozitën e trajnerit dhe tashmë ka bërë edhe intervistimin.
Është mediumi britanik, ‘Goal’ ai që bën të ditur se Ten Hag është intervistuar për punë nga United, transmeton lajmi.net.
Ten Hag nuk është alternativa e vetme e United, por gjithsesi është dëshira kryesore.
Përveç Ten Hag, edhe emrat e Julen Lopetegui e Mauricio Pochettino janë përmendur si opsione.
Mbetet të shihet nëse Man United do të arrijnë marrëveshje me trajnerin e Ajax.