Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka folur në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos.
Ronaldo ka edhe një vit kontratë me ‘Djajtë e Kuq’, por po përflitet për një largim të hershëm të tij.
Është trajneri i United që tregon se ylli portugez nuk është në shitje.
“Cristiano Ronaldo nuk është në shitje, ai bën pjesë në planet tona”, ishin fillimisht fjalët e holandezit.
Tutje, ai tha se portugezi nuk e ka njoftuar se dëshiron të largohet.
“Kam folur me Cristiano Ronaldon përpara se të përhapje kjo çështje. Kam pasur një bisedë të mirë me të. Nuk më ka thënë që do të largohet. Ne duam të kemi sukses së bashku”, përfundoi trajneri.
Një largim i mundshëm i portugezit u përhap edhe për faktin se ai nuk ka udhëtuar me ekipin e tij për tu përgatitur për sezonin e ardhshëm.