Bordi i Manchester United ka akorduar 200 milionë euro, po aq të shpenzuara në verë, për merkaton e dimrit.
Tekniku ten Hag, i ka kërkuar bordit të “djajve” afrime të lojtarëve “kyç”, në repartin sulmues, me synim kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League.
Emrat për sulmin e United janë të njohur dhe dhuruan spektakël në “Katar 2022”. Më konkretisht bëhet fjalë për anësorin e Chelsea, Christian Pulisic, sulmuesin e Benfica, Gonçalo Ramos dhe “super yllin” e PSV, Cody Gakpo.