Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes gjatë temperaturave të larta.
Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK-ja ka dhënë edhe disa këshilla për të pasur një verë të sigurt dhe të këndshme.
“Pini ujë rregullisht për të qëndruar të hidratuar, përdorni syze dielli me mbrojtje UV, vendosni krem mbrojtës kundër diellit, vishni rroba të lehta dhe mbani kapelë, qëndroni në hije dhe shmangni ekspozimin nga ora 11:00 deri 17:00”, thuhet në njoftim.