5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Temperaturat deri në 38 gradë Celsius, IHMK ka disa këshilla

- Advertisement -

Moti në dy ditët e ardhshme do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht për gjatë relievit malor.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, në orët e mesditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-38 gradë Celsius.

“Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangëja e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohorë 10-17, (konsumo ujë, jo edhe lëngje të gazuar dhe me sheqer, bartë masa mbrojtëse, syze, kapelë, rroba të pambukta me ngjyra të lehta. Të moshuarit dhe rastet me sëmundje kronike të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura mirë)”, thuhet në njoftimin e tyre.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Të dielën parashihet rënie të lehta të temperaturave maksimale pasi ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Moti për dy ditë, 22-23.07.2022Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht për gjatë relievit…

Posted by Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës on Thursday, July 21, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit