Temperatura deri në 12 gradë nesër, vende-vende shi

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për nesër, të enjte, do të karakterizohet nga dielli dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në disa zona të vendit priten riga të izoluara shiu.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 9 deri në 12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

E enjte

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Vende-vende priten riga shiu

Min: -1–2°C

Max: 9–12°C

Era: veriperëndim, 1–4 m/s

Të ngjashme

Të fundit