Sony PVM-4300 besohet se ishte televizori më i madh me një tub me rreze katodike dhe u krijua në 1989.
Sony deklaroi në reklama se brenda televizorit ishte një tub 43 inç dhe peshonte 200 kilogramë, transmeton Telegrafi.
Kjo pajisje nuk mund të futej në një derë standarde – edhe pse nga ana tjetër, kush do ta dëshironte një monstruozitet të tillë në dhomën e ndenjes?
Kushtonte 40 mijë dollarë, pa zbritje, dhe duhej të paguhej ekstra për altoparlantët.
Faqja e internetit Boing Boing, e cila ka shkruar për këtë televizor, nuk ka specifikuar se sa janë shitur.
Nëse nuk ju duket i madh, imagjinoni se si ishte kur dikush u përpoq ta lëvizte këtë televizor.