29.4 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Televizioni zviceran i habitur me pikët e pakta te Kosovës në kualifikimet për “Euro 2024”

- Advertisement -

Televizionin zviceran “SRF” ka raportuar të enjten për ndeshjen që Kosova do ta luajë sonte ndaj Andorrës në udhëtim.

Në shkrimin e televizionit zviceran shkruan se pak njerëz në Andorra kishin pritur që ekipi përfaqësues i tyre do të fitonte dy pikë në kualifikimet për “Euro 2024”.

“Kosova në anën tjetër është çuditërisht e dobët me vetëm katër pikë. Edhe në ndeshjen e parë pati një barazim zhgënjyes 1:1 për kosovarët. Nëse skuadrat ndajnë sërish pikët, do t’i thonë lamtumirë garës për një biletë direkt për ‘Euro 2024’”, shkruan “SRF” të enjten.

Kosova dhe Andorra janë përfaqësueset e vetme të Grupit I që nuk kanë fitore nga gjashtë ndeshje të zhvilluara. Kosova luan në Andorra sonte nga ora 20:45.

Të ngjashme

Të fundit