0.3 C
New York
Tuesday, January 7, 2025

Buy now

“Telenovela” Wanda-Icardi nuk ka fund, tradhtoi sulmuesin me një tjetër futbollist të Interit, modelja e pranon: Më kërcënonte me…

- Advertisement -

“Telenovela” argjentinase mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit nuk ka fund, me sulmet e njëpasnjëshme drejt njëri-tjetrit. E fundit që ka folur ka qenë vetë modelja argjentinase, e cila është ndalur te një lidhje e mundshme me ish-futbollistin tjetër të Interit, Keita Balde.

Jo nuk e ka fshehur më këtë gjë, duke pranuar se kishte një lidhje me sulmuesin senegalez, por që sipas saj, ka ndodhur në periudhën kur u nda nga Icardi.

“Në atë kohë isha ndarë nga Mauro dhe i tregova për atë marrëdhënie. Por ai më kërcënonte me video intime. Unë kam prova që ai e ka bërë dhe këto i paraqita në gjykatë kur u ndamë”, tha Wanda për “Los Ángeles de la Mañana”.

Ajo gjithashtu tha se lidhja e saj me Balden erdhi pas tradhtisë së Icardit me modelen China Suarez: “Para Chinës jeta jonë ishte perfekte, e vërteta është se ishte një martesë e bukur, nuk kam pasur kurrë probleme me të. Ne nuk kishim pasur kurrë një krizë apo asgjë të tillë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit