-0.7 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

“Telenovela” Shakira-Pique me ngjarje të reja

- Advertisement -

Mediat rozë vazhdojnë të sjellin në vëmendje, telenovelën  Shakira – Piqué. Futbollisti spanjoll nuk ka tradhtuar vetëm bashkëshorten e tij por edhe të dashurën, Clara Chia Marti për të cilën mendohet se është ndarë nga Shakira.

Ai e ka tradhtuar Clara Chian me avokaten që u mor me divorcin e tij. Lajmin e ka zbuluar një paparac i njohur sipas së cilit pas publikimit të këngës së Shakirës, e dashura e Piqué është indinjuar dhe është ndarë prej tij.

Ndërkohë Piquè duket se e ka shfrytëzuar këtë rast dhe  ka kaluar një flirt me avokaten e tij 25-vjecare, Julia Puig Gali.

Disa ditë më parë këngëtarja nxori në treg këngën e re të saj në të cilën flitej për lidhjen e re të ish-bashkëshortit të saj. Gjithçka nisi me këngën e re të këngëtares kolumbiane, teksti i së cilës lëshon “helm” mbi ish-yllin e Barcelonës dhe të dashurën e tij 23-vjeçare, Clara Chia Marti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit