8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Teleksopi James Webb fotografon unazat unike rreth dy yjeve

- Advertisement -

Teleksopi James Webb arriti të kapë disa struktura të pazakonta pluhuri hapësinor rreth dy yjeve të ngjashme me unazat e një trungu peme të prerë.

Imazhet detajuar nga Agjencia Hapësinore Evropiane dhe NASA tregojnë disa struktura prej 17 unazash që rrethojnë dy yjet e njohur si Wolf-Rayet 140.

Janë dy yje që konsiderohet të rralla në galaktikën tonë dhe vetëm 600 prej tyre janë zbuluar deri më sot. Wolf-Rayet 140 është i vetmi sistem që ka këtë lloj strukture unazash.

Unazat e pluhurit hapësinor mendohet të jenë krijuar kur dy yje janë afruar pranë njëri-tjetrit që ndodh një herë në tetë vite dhe ngjajnë shumë me një gjurmë gisht rreth tyre.

“Secila prej unazave është krijuar kur dy yjet janë afruar me njëri-tjetrin dhe erërat yjore janë takuar me njëra-tjetrën duke kompresuar gazrat dhe krijuar pluhurin,” shpjegon Agjencia Hapësinore Evropiane.

“Orbitat e yjeve i sjellin ato pranë njëri-tjetrit çdo tetë vite, dhe njëlloj si unazat e një trungu peme, pluhuri dëshmon kalimin e kohës.”

Imazhi nga ana tjetër tregoi fuqinë e teleskopit James Webb dhe detajet që është i aftë të kapë. Më përpara duke përdorur teleskopë tokësor shkencëtarët kishin arritur të shikonin vetëm dy unaza pluhuri yjor rreth Wolf-Rayet 140.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit