24 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Telekomi me njoftim për problemet e djeshme me rrjetin

- Advertisement -

Zyrtarët e Telekomit kanë njoftuar se dje në orët e mbrëmjes dhe sot në orët e hershme të mëngjesit, në njërin nga serverët  janë shfaqur disa probleme teknike, të cilat konsumatorëve me parapagim (prepaid), u kanë krijuar vështirësi ose u kanë pamundësuar realizimin e thirrjeve dhe përdorimin e internetit.

“Ekipi ynë teknik, gjatë natës së mbrëmshme dhe në orët e hershme të mëngjesit ka punuar vazhdimisht për tejkalimin e këtyre problemeve dhe të njëjtat janë tejkaluar rreth orës gjashtë të mëngjesit. Aktualisht janë kthyer të gjitha shërbimet. Ekipet tona janë duke vazhduar punën për të evituar edhe problemet e mbetura, përcjellëse, të cilat nuk afektojnë drejtpërdrejt shërbimet:, thuhet në njoftim.

Duke i falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, ju informojmë dhe sigurojmë se për t’i avancuar shërbimet tona, këtë vit po bëjmë investime serioze, rezultatet e të cilave priten të jenë më se të dukshme qysh gjatë pjesës së dytë të këtij viti.

Të ngjashme

Të fundit