Gjiganti gjerman i telekomunikacionit “Deutsche Telekom” do të kryejë pa pagesë të gjitha telefonatat dhe mesazhet nga rrjeti i tij ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë deri më 15 shkurt.
Masa synon të ndihmojë familjet e të prekurve nga tërmeti i së hënës që të qëndrojnë në kontakt, si dhe të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme të kërkimit dhe shpëtimit në terren, tha kompania në një deklaratë të martën.
Drejtori i Përgjithshëm i “Deutsche Telekom”, Tim Höttges, tha në deklaratë se shumë punonjës të kësaj kompanie kanë të afërm në Turqi ose Siri.
Kompania tha se po dhuron 1 milion euro për një aleancë të agjencive gjermane të ndihmës të përfshira në operacionet humanitare pas tërmetit, shkruan CNN.
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Gjermania pret popullsinë e tretë më të madhe të refugjatëve në botë, gjysma e të cilëve janë nga Siria. Vendi është gjithashtu një shtëpi e diasporës më të madhe turke në botë.