Telekomi I Kosovës për furnizim me Smart Box për shërbimet televizive përmes teknologjisë OTT , e ka shpërblyer kompaninë me ofertën më të lartë se ato që ishin në garë. Të dhënat sipas dosjes së tendererit del që kompania që është shpërblyer me kontratë është dyfish më e lartë se sa ofertuesi më i lirë që kishte ofertuar, shkruan Indeksonline.
Këto të dhëna të publikuara në platformën online E-prokurimi, Telekomi ka nënshkruar kontratë me operatorin ekonomik Botek me çmim 715 mijë e 198 euro.
Sipas të dhënave për këtë shërbim kishin ofertuar 5 grupe të operatorëve ekonomik.
Vlera e ofertës më të lirë në këtë tender ishte 359 mijë e 900 euro, ndërsa më e larta 734 mijë e 668 euro.