19.1 C
New York
Saturday, August 9, 2025

Buy now

Telekomi drejt një kontrate të paligjshme me DigitAlbin

- Advertisement -

Me kontratë njëburimore e procedurë të shpejtë, kryeshja ekzekutive e Postë Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, ka lidhur kontratë për transmetimin e kanaleve të DigitAlb në rrjetin kabllor në Kosovë.

Me vetëm një takim të mbajtur më 11 janar të këtij viti, kryeshfja Burbuqe Hana mori vendimin për transmetimin e kanaleve të DigitAlb. Sipas burimeve të Paparacit, vendimi për transmetimin e këtyre kanaleve u mor pak orë pas përfundimit të mbledhjes.

Ndonëse PTK ka kontratë valide me kompaninë Tring, kjo nuk i ka penguar krerët e këtij institucioni për të emituar apo transmetuar kanale të një platforme tjetër televizive.

Ani pse anëtarët e bordit kishin kërkuar të pritet për një përgjigje nga Komisioni i Pavarur i Mediave, me vendim të kryeshefes Burbuqe Hana, PTK ka nisur transmetimin e kanalit të DigitAlb, Top Chanel, akoma pa u nënshkruar kontrata mes dy kompanive.

Kontrata mes DigitAlb e PTK pritet të nënshkruhet të hënën, mëson Paparaci.

Sipas kontratës që pritet të nënshkruhet të hënën, Telekomi duhet te garantoj 8,000 klientët e saj për mos ndryshimin e çmimeve, por një gjë e tillë shtirë që mund të ndodh.

Marrëveshja me DigitAlb pritet t’i kushtojë Telekomit të Kosovës 1.3 milionë euro nga buxheti i tyre. Kompania shqiptare pritet që të lidhë kontratë dy vjeçare me PTK-në.

DigitAlb kishte arritur marrëveshje për transmetimin e kanaleve të tyre në rrjetin kabllor të Kosovës në maj të vitit 2022 duke lidhur kontratë me operatorin Kujtesa, por ankesa të shumta ishin paraqitur në KPM. Paparaci ka siguruar njërën prej tyre.

KPM kishte pranuar një ankesë nga një distributor filmash kroat, i cili kishte kërkuar ndërprejen e transmetimit të disa prej kanaleve në territorin e Kosovës. Digitalb dhe Kujtesa nuk depozituan dëshmi për ta hedhur poshtë ankesën dhe kësisoj KPM urdhëroi ndalimin e transmetimit të programeve të DigitAlb.

Sikurse që kishte ndodhur me Kujtesën e operatorët tjerë kabllorë, njësoj pritet që të ndodh në të ardhmen edhe me Postë Telekomin e Kosovës.

Edhe pse ka parë këto parregullësi me kompaninë DigitAlb, kryeshefja Burbuqe Hana nuk ka ngurruar të lidhë kontratë me ta. Madje, në procedurë të shpejtë, e pa miratimin nga zyra ligjore e KPM, PTK ka nisur transmetimin e kanaleve të DigitAlb.

Përmes një njoftimi të lëshuar ditë më parë, Telekomi kishte pranuar se do të fillojë transmetimin e kanaleve të DigitAlb.

“Pas njoftimit të DigitAlb për ndryshimin e politikave të kësaj kompanie, sidomos ndaj operatorëve në Kosovë, duke e hequr ekskluzivitetin që e kishte vetëm një kompani, janë krijuar kushtet dhe nevoja që të rishikojmë edhe ne pakot tona dhe të forcojmë ofertën tonë për klientët, për çka edhe janë paralajmëruar përmes faturës. Prandaj, me kënaqësi ju informojmë se në dy pyetjet e juaja përgjigja është konfirmuese dhe se po punojmë që kjo të bëhet realitet qysh nga mesi i këtij muaji, pra mesi i janarit 2024”, thuhej në njoftimin e Telekomit.

Kjo nuk është hera e parë që Burbuqe Hana e vëllau i saj mundohen të veprojnë kundër operatorëve që PTK ka kontratë me ta. Tring TV e Advantech.

Gjatë vitit që lamë pas, Burbuqe Hana e vëllau i saj Burim Hana tentuan që jashtëligjshëm të lidhin kontratë me operatorin shqiptar Tibo. Kjo inciativë dështoi pasi drejtori financiar e ai teknik nuk lejuan realizimin e këtij veprimi.

Në janar të këtij viti transmetimi i kanaleve të DigitAlb ishte ndërprerë pa asnjë njoftim. Kompania shqiptare kishte dalë me reagim duke kërkuar oferta të reja nga operatorët kosovarë, ndërsa ish-operatorët që kishin këto të drejta nuk dhanë asnjë njoftim.

Të ngjashme

Të fundit