Sipas gazetës britanike Telegraph, Cristiano Ronaldo mund të startojë në derbin e Manchesterit.
Kjo do ishte hera e parë që Ronaldo starton ndeshjen që prej shtatë javësh kur e bëri ndaj Brentfordit.
Ronaldo mund të jetë opsioni i vetëm i Ten Hag pasi Martial dhe Rashford janë në dyshim për ndeshjen e së dielës.
Portugezi ka startuar vetëm një në 8 ndeshje me Manchesterin në Premierligë, kurse në Europa League ka startuar dy herë ku edhe ka shënuar gol ndaj Sheriffit në Moldavi.