2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

“Telegraph”: A e rrëzoi aksidentalisht Rusia aeroplanin e “Azerbaijan Airlines”?

- Advertisement -

Rrëzimi i aeroplanit të pasagjerëve të kompanisë “Azerbaijan Airlines” në ditën e Krishtlindjeve ka nxitur spekulime se i njëjti u rrëzua nga Rusia pasi aeroplani bëri një devijim prej qindra miljesh në drejtimin e gabuar dhe u rrëzua me vrima në trup.

Blogerët ushtarakë rusë kanë thënë se avioni, i cili u rrëzua pranë qytetit Aktau të Kazakistanit, mund të ishte ngatërruar me një dron ukrainas, raporton media britanike “The Telegraph”.

Incidenti, i cili vrau të paktën 38 persona dhe plagosi 29 të tjerë, ndodhi pas një devijimi të madh, i cili mund të ishte shkaktuar nga bllokimi i GPS-it.

Avioni “Embraer 190” bëri një ulje emergjente 3 km nga Aktau, një qendër nafte dhe gazi në bregun lindor të Detit Kaspik, të mërkurën.

Ai po fluturonte nga Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit për në Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë në Kaukazin verior.

Pamjet e përplasjes, që qarkullonin në internet, treguan avionin duke bërë një zbritje të pjerrët përpara se të përplasej në tokë ku edhe u përfshi në zjarr.

Pamjet e tjera treguan një pjesë të trupit të tij të shkëputur nga krahët dhe pjesën tjetër të avionit të shtrirë me kokë poshtë në bar.

Blogerët ushtarakë rusë dhe disa analistë të aviacionit kanë thënë se vrimat në trupin e aeroplanit mund të jenë shkaktuar nga copëzat e një rakete kundërajrore.

Ekuipazhi në avion raportoi një përplasje në ajër përpara se avioni të fillonte uljen emergjente, për të cilën autoritetet ruse të aviacionit fillimisht dyshuan se ishte shkaktuar nga një tufë zogjsh.

Megjithatë, më vonë u zbulua se një nga rezervuarët e oksigjenit të avionit kishte shpërthyer, duke nxitur spekulime se përplasja ishte në të vërtetë një ndeshje me mbrojtjen ajrore ruse.

Forcat e Vlladimir Putinit kanë militarizuar zonën ku avioni po fluturonte, duke bërë një devijim që nuk ishte planifikuar nga linja ajrore.

Avioni po tentonte të ulej në një aeroport rus në Grozny, i cili në momentin e uljes ishte nën sulm nga dronët ukrainas.

“Baza”, një kanal në rrjetin social “Telegram” me lidhje me shërbimet ruse të sigurisë, tha se “vrimat duken si ato të mbetura pas një granatimi ose shpërthimi me elementë goditës”.

“Rybar”, një kanal tjetër në “Telegram” me ndikim me 1.3 milion abonentë, konfirmoi gjithashtu përshkrimin e “Baza”-s, duke thënë se dëmtimi i trupit i ngjan “elementeve goditëse të një rakete kundërajrore”.

Pas rrëzimit, Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit, tha se po kthehej në shtëpi nga Rusia ku do të merrte pjesë në një samit të mërkurën, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA.

Putini shprehu ngushëllimet e tij të thella për Aliyevin pas rrëzimit të aeroplanit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit