4.2 C
New York
Saturday, April 12, 2025

Buy now

Telefonët e mençur dhe kompjuterët përjashtohen nga tarifat e Trumpit

Pajisjet elektronike të importuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përjashtohen nga vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump mbi tarifat, sipas Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së.

“CNN” raporton se telefonët e mençur, monitorët dhe disa pjesë të tjera elektronike janë në mesin e produkteve që përjashtohen nga tarifa.

Përjashtimi zbatohet për produktet që hyjnë në Shtetet e Bashkuara ose hiqen nga magazinat që më 5 prill, sipas njoftimit.

Një masë e tillë vjen pasi administrata Trump vendosi tarifë prej 145 për qind për mallrat kineze të importuara në Shtetet e Bashkuara.

Tarifat do të kishin një ndikim të madh në gjigantët e teknologjisë si Apple, të cilët prodhojnë iPhone dhe produkte të tjera në Kinë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit