-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Telefonët Android dhe iOS janë hakuar nga një spyware i një kompanie Italiane

- Advertisement -

Mjetet e hakimit të  një kompanie Italiane janë përdorur për të përgjuar smartfonët Android dhe iOS në Itali dhe Kazakistan tha Google.

Kompania RCS, në uebsajtin e të cilës thuhet se agjencitë ligjzbatuese Evropiane janë klientë të saj, ka zhvilluar mjete përgjimi të mesazheve private dhe kontakteve.

Autoritetet Amerikane dhe Evropiane prej kohësh kanë menduar implementimin e kufizimeve për shitjen dhe importin e spyuerëve. RCS Lab tha për agjencinë e lajmeve Reuters se shërbimet e saj janë në përputhje me ligjet Evropiane dhe ndihmon autoritetet të hetojnë krime.

Ndërsa Google tha se ka marrë masat për të mbrojtur përdoruesit Android duke i paralajmëruar ata. Industria e zhvillimit të spyuerëve për qeveritë është rritur ndjeshëm me shumë kompani që zhvillojnë mjete përgjimi masiv.

Kjo industri u vu në shënjestër në vitet e fundit për shkak të kompanisë Izraelite NSO dhe softuerit të saj të përgjimit Pegasus përdorur nga disa qeveri për të përgjuar gazetarë, aktivistë dhe disidentë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit