20.5 C
New York
Monday, October 20, 2025

Buy now

Telashet në Junik, kërcënohet Agron Kuçi – njofton policinë

- Advertisement -

Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi pati punë në polici. Ai shkoi tek organet e rendit për të paraqitur rastin e kërcënimit ndaj tij nga një zyrtar komunal.

Kuçi pretendon se u kërcënua përmes telefonit nga A.M., anëtar i LDK-së dhe njëherësh punonjës komunal. Ai dyshohet se e ka kanosur junikasin me fjalët “Ke me la me jetë”, për çka Kuçi rastin e raportoi në polici.

Por kreu aktual i Junikut nga LDK i mohoi  këto akuza, duke thënë se kundërkandidati i tij po mashtron dhe po tenton ta arsyetojë humbjen në raundin e parë.

Ani se në raportin 24-orësh të policisë konfirmohet dërgimi i tij në mbajtje, vetë protagonisti – që u la i lirë – nuk ishte i qasshëm për televizionin gjatë të dielës.

Të ngjashme

Të fundit