Olivier Giroud rrezikon të humbasë finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.
Franca në finale do të përballet me Argjentinën. Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën.
Sipas “L’Equipe”, Giroud është në dyshim për t’u paraqitur nesër pasi pësoi goditje në gju në stërvitje.
Mungesa eventuale e tij padyshim se do të ishte e madhe për “Gjelat”, pasi sulmuesi i Milanit ka shënuar katër gola deri më tani.
Kujtojmë se ekipi francez u godit ditëve të fundit edhe nga një grip, që la jashtë disa futbollistët në ndeshjet paraprake.
Finalja e madhe do të zhvillohet nga ora 16:00, në stadiumin “Lusail Iconic”.