3.6 C
New York
Saturday, February 14, 2026

Buy now

Telashe me ligjin: 70% e Kurti 3, “problematic guys” (Video)

- Advertisement -

Hekuran Murati është njëri prej ministrave të Qeverisë Kurti 3 për të cilin ka kallëzime penale. Por, edhe më keq se ai janë disa kolegë të tij, në krye me kryeministrin Albin Kurti, për të cilët ka hetime, aktakuza të ngritura, e madje edhe vendime të gjykatave.

Tre zëvendësit e tij kanë probleme me ligjin. Më të freskëta i ka Fikrim Damka ndaj të cilit veç vitin e kaluar u ngritën dy aktakuza, një për korrupsion e tjetra për sulm e kanosje. Ende nëpër gjykata endet Glauk Konjufca për gjuajtje të gazit lotsjellës në Kuvend më 2016. Këtë rrugë e pati kaluar edhe Donika Gërvalla kur u akuzua për mosdeklarim të pasurisë, raporton Klan Kosova.

Në gjykatë, shpesh paraqiten edhe Xhelal Sveçla e Fitore Pacolli për gazin lotsjellës, derisa kjo e fundit u intervistua këto ditë në Prokurorinë Speciale edhe për grantet.

Në po të njëjtin institucion shkoi për t’u marrë në pyetje edhe Arben Vitia, si ministër i Shëndetësisë e Artane Rizvanolli si e Ekonomisë.

Për Dimal Bashën bile ka vendim të shkallës së parë që e dënon për shpifje.

Derisa në gjykatë kishte shkuar jo rrallë edhe Mimoza Kusari-Lila bashkë me Nenad Rashiqin që ishin të dyshuar për aferën me hidrocentrale. Edhe Armend Muja që kishte akuzë për veprat penale që hyjnë në kapitullin e korrupsionit.

Nën hetime është edhe Elbert Krasniqi për kanosje ndaj dy personave. Për përdorim të armës ishte dënuar edhe Rasim Demiri, tash ministër i Zhvillimit Rajonal.

Ndiqni kronikën e mëposhtme për detaje shtesë:

*Klikoni

Të ngjashme

Të fundit