Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në LVV, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratën e Isa Mustafës, ish-kryeministër i Kosovës, ku ai shkroi arsyet se pse e prishi LDK-ja koalicionin me VV-në në vitin 2020.
E duket se ky tekst nuk i ka pëlqyer aspak koordinatores së VV-së. Mihali e quajti “tekst skandaloz”, statusin e Mustafës.
“Çdo koment mbi të vetëm sa do ta errësonte qartësinë e tekstit skandaloz të kryetarit të vërtetë të LDK-së ose asaj çfarë ka mbetur nga ajo.” – shkroi ajo.