Në veçanti, projekti i fundit i Kidman, “Babygirl”, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak edhe të skenave gjatë xhirimit të dramës së re erotike. 57-vjeçarja sigurisht që nuk është e panjohur për rolet e çuditshme filmike, por filmi i saj i fundit me siguri për të ka për të qenë më i madhi.

Por pavarësisht kësaj, fansat e Kidman kanë vënë re numrin e madh të projekteve që ajo ka vendosur të ndërmarrë. Teksa disa emra të mëdhenj vendosin të bëjnë një hap prapa nga Hollywood-i, Kidman po angazhohet më shumë se kurrë. Në një intervistë për Variety ajo ka zbuluar edhee një arsye befasuese pse dëshiron të përfshihet në kaq shumë projekte.

Ka kaq shumë mundësi për të qenë në gjendje të jem në shërbim të njerëzve të rinj që po vijnë dhe duke përdorur atë që kam dhe mund të bëj për njerëz si shkrimtarja dhe regjisorja e “Babygirl” Helena. Është shumë e vështirë për mua të them, “Mirë, unë do të kujdesem vetëm për veten time”, sepse mendoj më shumë për t’u kujdesur për njerëzit e tjerë. Unë jam duke menduar, “Unë mund të krijoj më shumë punë për njerëzit. Mund të krijoj vende pune për njerëzit.” Dhe gjithashtu, më pëlqen. Do të doja të kisha superfuqi sepse do të doja të isha kudo. Kjo është ajo që kam ëndërruar që kur isha e vogël. Më pëlqen ajo që bëj, kështu që do të jap gjithçka dhe më pas nuk do të dal. Shkoj në shtëpi për të qenë me familjen time. Ne bëjmë gjërat së bashku.