Pajisjet e mençura, të njohura si “wearables”, që monitorojnë rrahjet e zemrës, po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në zbulimin e hershëm të çrregullimeve të ritmit kardiak, duke ofruar mundësi për ndërhyrje të shpejta dhe të sakta.
Lancet Digital Health ka bërë një studim, i cili ka treguar se pajisjet e tilla, si orët inteligjente dhe sensorët e trupit, mund të zbulojnë shenja të aritmive para se ato të shkaktojnë dëme të mëdha në shëndet.
Kjo mund të jetë hap i madh për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe komplikacioneve serioze si sulmet në tru.
Studiuesit sugjerojnë që përdorimi i këtyre pajisjeve mund të shpëtojë jetë duke mundësuar diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e menjëhershëm.
Rritja e përdorimit të teknologjisë në shëndetësi mund të ketë ndikim të madh në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular global.